Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja e VV-së reagon për sulmin seksual në Pejë: Fatlume ishin ato që kishin ndonjë sakicë afër 

Gazeta10
30 September 2022 - 23:16

Tinka Kurti – Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, në Pejë. 

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se fatlume ishin ato të cilave u ka qëlluar ndonjë sakicë afër me i zmbraps sulmuesit, transmeton Gazeta10. 

Më tej, ajo ka thënë se Peja duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete. 

“Aty ku ka rezistencë nuk ka nevojë për turp. Peja duhet të krenohet me Mrikën e guximshme që po lufton për vete dhe të gjitha ne. Nuk do të thotë se ka më shumë raste për aty ku dijmë. Ka veç rezistencë e luftë më shumë. Aty ku nuk dihet asnjë rast ka fituar heshtja.

Megjithatë, nuk mund ta akuzojmë asnjë grua që hesht por ta ndihmojmë. Jo të gjitha gratë e kanë forcën e Mrikës në raste sulmi. As fizike as atë të denoncimit. Por sa më shumë bashkë në këtë drejtim do të rritet guximi e forca.”, ka shkruar ajo ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.