Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Joseph: Disa nga këshilltarët e Trump kanë marrëdhënie të ngushta me Beogradin

Gazeta10
20 December 2024 - 22:15

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka folur lidhur me mundësinë që administrata Trump ta ketë prioritet problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Joseph ka thënë se Donald Trump e njeh Kosovën, por problematike i ka parë marrëdhëniet e ngushta të Beogradit me disa nga këshilltarët e Trump.

“Disa nga këshilltarët e tij kanë marrëdhënie të ngushtë me Beogradin e kjo nuk është e mirë për Kosovën. Kjo nuk është e mirë për Kosovën”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ai ka theksuar se ideja e shkëmbimit të territoreve paraqet një ide të rrezikshme, të cilën tha se ka gjasa që mund ta ketë pasur më herët administrate Trump.

“E treta, nuk e dimë se sa do të kenë ata interes për këtë çështje, por nëse ata e shqyrtojnë këtë qasje duhet të kujtojmë se ata ndoshta e kanë pasur në mendje më parë, idenë e shkëmbimit të territoreve që është një ide e rrezikshme. Shpresojmë që ata ta kuptojnë se kjo është një ide e tmerrshme”, ka thënë Joseph. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.