Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ndahet nga jeta ish kryetari i Gjykatës Supreme, Rexhep Haxhimusa

Gazeta10
24 December 2024 - 13:06

Ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, është ndarë sot nga jeta, në moshën 82-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja e tij, teksa akoma nuk i kanë bërë të ditur detajet e ceremonisë mortore.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Supremes, Fejzullah Rexhepi, në emër të tij dhe të gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Haxhimusa në fund të vitit 1969 ishte zgjedhur Kryetar në Gjykatën Komunale në Ferizaj deri në vitin 1979.

Ndërsa në vitin 1979 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku punoi deri në vitin 1981.

Pas vitit 1981, Rexhep Haxhimusa bëri një shkëputje nga gjyqësori duke u orientuar në pozita të qeverisjes lokale.

Kurse pas janarit të vitit 1990 deri më 1999 ushtroi profesionin e avokatit, kurse më 15 shtator të vitit 1999 e mori detyrën si Kryetar i Gjykatës Supreme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.