
Analisti politik, Adrian Çollakut ka komentuar deklarimet e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për sulmin në veri të vendit.
Çollaku ka thënë se konferencat e Kurtit do të shpeshtohen tash kur janë duke u afruar zgjedhjet në Kosovë.
“Tash sidomos sa afrohen zgjedhjet, Albin Kurtin kemi me pa vazhdimisht tu dal në kësi konferenca, tu i dhanë zor që Serbia është shtet që nuk na do të mirën, por ky s’është lajm”, ka thënë Çollaku.
Sipas Çollakut, Kurti po mundohet që përmes konferencave të tilla të tërheqë vëmendjen nga kollapsi elektrik që e ka kapluar Kosovën.
“Kur jemi në një kollaps elektrik kur 70% e Kosovës janë në terr, Albin Kurti duhet me u nxjerrë diqysh, tu u munu përmes anëtarëve të vet aty në KQZ. Po është shumë populiste me thanë se e rrëzoi Listën Serba atje”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/