Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Neziri i PDK-së me premtime të mëdha: Asnjë njeri s’ka me lëshu Kosovën!

Gazeta10
26 December 2024 - 22:33

Afaristi i njohur dhe njëherësh kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka shpalosur arsyen se pse ka vendosur që t’i hyjë garës zgjedhore.

Neziri ka theksuar se shqetësimi kryesor gjatë rrugëtimit të tij politik ka qenë ikja e të rinjve nga Kosova.

“Unë si afarist operoj që nga 2011 në Kosovë. Tash e shoh një mundësi të jashtëzakonshme. Shqetësim për mu ka qenë dhe mbetet largimi i rinisë nga Kosova”, ka thënë Neziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Sipas Nezirit, programi i PDK-së do të implementojë idetë e thurura dhe përvojën që ka mërgata në Kosovë.

“Unë insistoj që përmes programit të partisë, përmes programit të Bedri Hazmës që është e mundur në një afat shumë të shkurtër që mërgata të implementojë atë përvojën që e kemi tash e 27 vjet”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.