Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Viti 2024 i shkëlqyer për televizionin e gazetarëve”, Sadiku: Kulminante, maratona e zgjedhjeve të SHBA-së

Gazeta10
31 December 2024 - 22:47

Gazetari dhe njëherësh moderatori, Kushtrim Sadiku në edicionin festiv të “Babadimrit të Politikos”, ka ftuar të pranishmit që të risjellin kujtimet e vitit aktual, ndërsa u ka uruar Vitin e Ri 2025.

“Ne bashkë me miq, bashkë me ata që janë secilën mbrëmje risjellim kujtimet e 350-ditëshit që po besoj që për të gjithë juve ka qenë i mbarë”, ka thënë Sadiku.

Sadiku ka thënë se televizioni i gazetarëve Kanal 10 ka pasur një vit të shkëlqyer, duke përmendur në veçanti organizimim e zgjedhjeve të SHBA-së në Kosovë.

“Ka qenë i vetmi që ka organizuar zgjedhjet amerikane në përcjellje dhe në vulën zyrtare të SHBA-ve. Ka qenë televizioni që i ka pasur protagonistët më të rëndësishëm transatlantikë. Por mbi të gjitha, krenohem që e ka sjellë balancin në një tryezë, i ka sjellë të gjithë në një debat”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, me diskutime interesante, muzikë festive dhe surpriza të shumta, “Politiko” premton të jetë një festë e vërtetë televizive.

Mos e humbisni këtë mbrëmje unike! Të gjithë së bashku, vetëm në Kanal 10! /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.