
Analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se deklarimet e kryeministrit të fundit, Albin Kurtit se nuk do të bëjë koalicione me partitë e tjera janë vetëm për qëllime elektorale.
Sipas Çollakut, Kurti po përdor taktika elektorale.
“Albin Kurti ka bashkëpunu me krejt. Kurti këtë e ka taktikë për me shtu numrin e votave dhe me i fitu zgjedhjet”, ka thënë Çollaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Çollaku ka thënë se VV është duke synuar një koalicion me LDK-në, ngaqë siç tha ai, ky subjekt politik është i vetmi që mund të rritet në këto zgjedhje dhe se VV do ta ketë më të lehtë qeverisjen e ardhshme.
“Jam i bindun që pa koalicion nuk do të ketë qeverisje të ardhshme, përpos çështjes së presidentit. Albin Kurti dhe Vetëvendosje po pretendojnë me shti në koalicion PDK-në”, ka thënë ai.
Krejt në fund, Çollaku ka theksuar se koalicioni VV-PDK mund të ndodhë derisa të njëjtat subjekte politike i ka quajtur si “një brum”. /Gazeta10/