
Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka komentuar vizitën dhe mesazhet e Zëvendësekretarit të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma për Kosovën.
“Unë e shoh si një përmbylle të agjendave të tyre politike”, ka thënë Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se Verma e ka bërë këtë vizitë për shkak të përfundimit të mandatit të tij.
“Ky vetë është në shkuarje edhe vetë është taku me Qeverinë në shkuarje që do të thotë kurrë njana palë nuk ka fuqi veprimi as vendosja as kurgja sepse s’kanë bo kurgja as SHBA-ja për menaxhimin dhe udhëheqjen”, ka thënë ai.
Krejt në fund, Zeqiri ka thënë me ironi se “sikur zyrtari amerikan që është në shkuarje, mund të jetë edhe Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin”. /Gazeta10/