Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Kurti po i lufton disa biznese, s’ka oligarkë – Gashi: Po i ngjitet vegza!

Gazeta10
13 January 2025 - 21:10

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Fidan Ramës dhe Blerim Gashit lidhur me “goditjet” që po ua bën oligarkëve kryeministri i vendit, Albin Kurti përgjatë fushatës zgjedhore.

Gashi ka përmendur një takim të mëhershëm të LDK-së me bizneset, ndërsa ka thënë se ato po regjistrohen me adresë të Serbisë.

“Unë mendoj që ma mirë dhe ma ndershëm është me i mbledh bizneset që regjistrohen si Peja, Republika e Kosovës sesa Pec ose Djakovica Serbia”, ka thënë Gashi.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Rama, i cili ka thënë se nuk ka oligarkë në Kosovë, por që ka thënë se Kurti po godet vetëm dy-tre persona dhe luftën po e bën ndaj këtyre bizneseve.

“A ka oligarkë në Kosovë o Blerim?”, ka pyetur Rama.

“Cili i çmendur që s’ka kurrfarë haberi është i mendimit që s’ban me pas njerëz të pastër që s’ban m’u përkrah biznesi?”, ka thënë Gashi.

“Qeky qe e ki sot kryeministër”, ka thënë Rama.

“A po të doket qaq budall Albin Kurti edhe VV që me u çu e me i shkatërru bizneset? Po i ngjitet veç vegza”, ka thënë Gashi derisa debati mes tyre ka vazhduar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.