Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hoti: Ne nuk hyjmë në vallen e mashtruesit, LDK ka program!

Gazeta10
20 January 2025 - 23:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është mobilizuar për t’i fituar zgjedhjet e shkurtit.

“Unë shoh që ekziston një mobilizim i plotë i qytetarëve, por edhe i votuesve që e kanë votuar tradicionalisht LDK-në”, ka thënë Hoti.

I pyetur se a kthehet votuesi i LDK-së që ka shkuar pas presidentes së vendit, Vjosa Osmanit në VV, Hoti ka thënë se qytetarët tashmë janë bindur se kjo qeveri është “mashtruese”.

“Unë jam i bindur që po ajo është punë e kryer. Nëse dikush nga votuesit tradicional të VV-së ka shku, unë jam i bindur që tashmë e kanë ndërruar opinionin ndaj këtij mashtruesit që po çoroditet nëpër tubime”, ka thënë ai.

Sipas Hotit, LDK po komunikon intensivisht me qytetarët me një gjuhë të pranueshme dhe jo duke u çjerrur e çoroditur si kryeministri Kurti.

“Rezultati është katastrofal në çdo sektor. Jemi duke komuniku intensivisht me qytetarët me një gjuhë të pranueshme dhe jo duke u çjerrur dhe jo duke hyrë në vallen e këtij mashtruesi”, ka thënë Hoti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.