
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepi ka thënë se roli i grave në politikë ka shkuar duke u përmirësuar përgjatë viteve në Kosovë.
Sipas Rexhepit, gjatë kohës së Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur përparim në angazhimin e grave në politikë.
“Edhe vetë si grua dhe nënë në politikë që nga viti 2013, shoh që dalëngadalë kemi një përparim të grave në politikë, kryesisht duke e parë nga këndvështrimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Rexhepi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, ajo ka numëruar rolin e grave në këtë legjislaturë.
“Nga shtatë komisione parlamentare, tre prej tyre udhëhiqen nga gratë dhe 4 prej tyre janë nënkryetare, që do të thotë se kemi një përfaqësim shumë të mirë në këtë aspekt”, ka thënë ajo. /Gazeta10/