Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miftaraj i reagon Çekut që ofendoi drenicakët: Ministrit të kulturës, pak kulturë nuk i bën dëm

Gazeta10
28 January 2025 - 8:29

Drejtorin i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, i ka reaguar ministrit Hajrullah Çeku i cili ofendoi drenicakët, nga aty ku kishte tubim VV.

“Ministri i Kulturës paska bërë përpjekje me mat patriotizmin në Drenicë. I paska ofendu drenicakët për strukturat paralele. Lum ministri, lum ti për mendet tua, e mjerë pozita që e mban. “ – ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.

E plotë:

Ministrit të Kulturës pak kulturë nuk i bën dëm.

Ministri i Kulturës paska bërë përpjekje me mat patriotizmin në Drenicë. I paska ofendu drenicakët për strukturat paralele. Lum ministri, lum ti për mendet tua, e mjerë pozita që e mban.

Pushteti të vërbon, të humb ndjenjen e realitetit. Se paku nga ky minister kam besuar se e kupton peshën e pozitës që mban.

Keq, shumë keq!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.