Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pranon letër nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss

Gazeta10
04 October 2022 - 15:47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, si përgjigje në urimin e dërguar me rastin e emërimit të saj, raporton Gazeta10.

Kryeministrja Truss ka falënderuar Kryeministrin Kurti për letër urimin e dërguar më 6 shtator, si dhe për ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë, Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me Kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte Sekretare e Jashtme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi, ka shkruar Kryeministrja Truss.

Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008, ka shkruar më tej ajo.

Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës, ka theksuar Kryeministrja Truss në përmbyllje të letrës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.