Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Gashi i PDK-së: Në planprogram 25 milionë euro i janë ndarë bursave studentore, angazhimi rinor shpresëdhënës

Gazeta10
03 February 2025 - 0:02

Kujtim Gashi, kandidat për deputet nga PDK i ftuar sonte në “Adresa” të Kanal10, mes tjerash foli edhe për fushën e arsimit ku tha se programi i kësaj partie përfshin 25 milionë euro të ndara për bursa studentore.

Gashi tha se janë shumë arsye përse duhet votuar këtë parti, raporton Gazeta10.

“Janë dhjetëra arsye pse duhet votuar PDK-në edhe në nivel qendror.Niveli komunal ku qeveris PDK-ja është dukshëm më i mirë se sa ku qeverisin partitë tjera, veçanërisht Vetvendosja”, deklaroi ai.

Gashi veçoi fushën e arsimit ku tha se agazhimi rinor është dhe duhet të jetë shpresëdhënës.

“Programin e Bedri Hamzës me shumicë e pëlqen gjenerata e re. Në planprogram 25 milionë i kemi ndarë vetëm për bursa”, shtoi ai. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.