Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Limaj pas tubimit në Pejë: Kosova ka vendosur për koalicionin “Për Kosovën Fituese” dhe numrin 137

Gazeta10
08 February 2025 - 17:54

Pas tubimit që koalicioni AAK-NISMA ka mbajtur në Pejë, Fatmir Limaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ai ka thënë se Kosova ka vendosur për koalicionin “Për Kosovën Fituese” dhe numrin 137.

“Në çdo vend të Kosovës, qytetarët kanë vendosur për siguri, arsim, shëndetësi, paga të dinjitetshme, pensione meritorë dhe pavarësi energjetike. Respekt dhe mirënjohje për çdo grua e burrë, vajzë e djalë që pa rreshtur, u angazhuan dhe punuan fuqishëm për një Kosovë fituese”, shkroi Limaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.