Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza: Votoni nesër, mos i lini të tjerët të vendosin për ju

Gazeta10
08 February 2025 - 18:35

Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë.

Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nëser të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet.

“Merrni prindërit, merrni motrat dhe vëllezërit, shokët, shoqet dhe kolegët, dilni nesër me votu për PDK-në, me votu numrin 131, që menjëherë ta krijojmë qeverinë e re dhe të fillojmë punën për Kosovën”, ka thënë Hamza.

Ai u ka thënë qytetarëve se kjo është mundësi për të bërë ndryshimin me votë.

“Është e drejta juaj, përgjegjësia juaj dhe mundësia juaj për të bërë ndryshimin me votë. Ju e bëni të dielën me votë. Unë e bëj pastaj me punë! Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju. Sonte, me mirësjellje ju kërkoj votën, që nesër më 9 shkurt, të dilni në mënyrë masive, solemne e festive dhe të votoni për numrin 131, të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. E të dielën në mbrëmje, ju premtoj që festa do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve! Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.