Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bedri Hamza: Faleminderit, KOSOVË!

Gazeta10
08 February 2025 - 20:15

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, tubimin e tij të fundit zgjedhor e ka përmbyllur me rreth 15 mijë qytetarë në Prishtinë.

Hamza i ka falënderuar qytetarët dhe iu ka kërkuar atyre që t’i thyejnë rekordet e daljes në votime këtë të diel për ta hapur një faqe të re të historisë.

Ai ka thënë se Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!

“Faleminderit, KOSOVË!  Nga ky shesh i madh. Nga kjo festë e madhe e demokracisë. Le t’i thyejmë rekordet e daljes në votime këtë të diel. Le ta hapim një faqe të re të historisë. Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju.

Votoni numrin 131. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!

#MaMirë  #PDK131”, ka shkruar Hamza./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.