
Menaxherja e qendrës së votimit 209 Adelina Beqiri ka treguar për zhvillimin e procesit zgjedhor në Prizren.
Ajo tha se në vendin që ajo e menaxhon, dy qendra janë vonuar në hapje përshkak të materialit sensitivë, raporton Gazeta10.
“Procesi zgjedhor në qendrën 209 la filluar me kohë në përjashtim të dy klasave të cilat kanë filluar 20 minuta me vonesë, në përgjithësi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, dhe qytetarët po e ushtrojnë detyrën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesin e vet”, tha ajo për Kanal10./Gazeta10