Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori britanik viziton veriun, iu bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës

Gazeta10
09 February 2025 - 12:49

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut.

Hargreaves u tha gazetarëve se ai shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”.

Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën.

Ai u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.