Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj del para GJKKO për masën e sigurisë

Gazeta10
12 February 2025 - 9:03

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut mesditën e 10 shkurtit, ka mbërritur në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj u arrestua për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, ndërsa prej dy netësh ka qëndruar në qelinë e paraburgimit tek Mine Peza.

Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.

Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.