Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Diplomati malazez: Mbështesim përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së

Gazeta10
14 February 2025 - 23:20

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka biseduar sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me ministrin e Jashtëm malazez Ervin Ibrahimoviq.

Ajo në rrjetin social “X” ka deklaruar se është biseduar për bashkëpunimin ekonomik dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

“Kosova mbetet e përkushtuar për një partneritet të fortë për një Ballkan të begatë”, tha Gërvalla.

Ibrahimoviq ndërkohë ka shkruar se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë shumë të mira, të ndërtuara mbi besimin reciprok dhe një vizion të përbashkët evropian.

“Ne mbështesim përparimin e qëndrueshëm të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Si vende mike dhe fqinje, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh”, ka thënë Ibrahimoviq, i publikuar në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi në rrjetin social “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.