Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident mes një veture e motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet një person

Gazeta10
15 February 2025 - 22:04

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19;20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e këtij aksidenti vozitësi i motoqikletës ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.