
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar sot mësimdhënësit kosovarë për nder të ditës botërore të mësuesit, ndërsa ka fajësuar qeverinë Kurti për përbuzjen mësimdhënësve.
“Fatkeqësisht, kjo ditë, që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realitetin e ri dhe, më e keqja, të shtypur e të penalizuar”, ka thënë kreu i PDK-së./Gazeta10