Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari serb tenton ta kalojë me veturë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndalohet nga Policia

Gazeta10
22 February 2025 - 19:23

Një qytetar serb para pak momentesh ka tentuar të kalojë me veturë mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, urë kjo e cila është e bllokuar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i shpejtë për të parandaluar atë, raporton Gazeta10.

Arsyetimi i qytetarit serb pasi u pyet nga Policia se për cfarë arsye ka tentuar të kalojë në urën që është e bllokuar ishte, se ky person nuk ishte nga Mitrovica dhe nuk i dinte rrugët.

“Nuk jam nga Mitrovica, GPS-i më tregoi rrugën prandaj edhe unë tentova ta kalojë urën”, tha ai.

Rikujtojmë se kjo urë është e bllokuar në vitin 1999 dhe nuk është e hapur për kalim me vetura./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.