Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo është gjendja aktuale shëndetësore e Papa Françeskut

Gazeta10
23 February 2025 - 11:02

Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për më shumë se një javë, ka kaluar një natë të qetë pasi pësoi një krizë të frymëmarrjes të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë të lëshuar.

“Nata kaloi e qetë, Papa pushoi”, tha Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në një deklaratë të shkurtër herët në mëngjes të së dielës, pa ofruar detaje tjera mbi gjendjen e tij të fundit.

Papa mbetet në gjendje “kritike” dhe zhvilloi një “krizë astmatike të frymëmarrjes” të shtunën, tha Vatikani në një deklaratë të mëparshme.

Gjendja e 88-vjeçarit “kërkonte gjithashtu aplikimin e oksigjenit në flukse të larta”, shkroi Vatikani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.