
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur as këtë të martë në Prokurorinë Speciale, ku ishte ftuar për të dëshmuar lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.
Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se Kurti po fshihet pas kulltokut të kryeministrit për të mos dëshmuar.
“Nuk mund ta quajmë lufta Kurti-Prokuroria, por ikja apo fshehja sepse ai s’ka luftu asnjëherë. Pra, ikja apo fshehja pas zyrës së kryeministrit si dëshmitar”, ka thënë Smakiqi.
Për deklarimet e Kurtit se kryeministrat e tjerë janë intervistuar jashtë zyreve të Prokurorisë, Smakiqi ka thënë se ai po gënjen.
“Ai po rren.. Po rren kur po thotë që kryeministrat e tjerë i kanë marrë jashtë objektit të Prokurorisë. Kjo është rrenë shumë e madhe”, ka thënë ai. /Gazeta10/