
Avokati, Gazmend Halilaj ka folur për refuzimin e ftesës së Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur si dëshmitar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Halilaj ka thënë se Prokuroria Speciale me ftesën e dërguar ka pasur tendencë dhe qëllim të caktuar ndaj Kurtit.
“Dëshmitarët nuk etiketohen, nuk sulmohen dhe nuk përndjeken. Vetëm në kohën kur i është bërë ftesa të ban me kuptu se ka qenë një qëllim i caktuar. Në ftesën e prokurorit shihet një tendencë e prokurorit i cili në mes të rreshtave i shërben kuptimit politik”, ka thënë Halilaj.
Sipas Halilajt, mosparaqitja e kryeministrit në Prokurorinë Speciale nuk e pengon rrjedhën e procedurës penale.
“Krejtësisht e panevojshme. Prokurori nuk mund të burgos askënd. Nuk ka asgjë të keqe sepse nuk po e pengon rrjedhën e suksesshme të procedurës penale, të duhet deklarata hajde merre”, ka thënë ai. /Gazeta10/