Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi ‘provokon’ avokatët: Nesër ish dashtë Oda e Avokatëve me ua heq lincencat!

Gazeta10
04 March 2025 - 23:47

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të gazetarit, Shkumbin Kajtazi dhe avokatit, Gazmend Halilaj lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurtit për t’u intervistuar si dëshmitar.

Halilaj ka deklaruar se mosparaqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale nuk e pengon rrjedhën e procedurës penale, por që është kundërshtuar nga Kajtazi.

“Nesër ish dashtë me u ba një mbledhje në Odën e Avokatëve me i mbledh do licenca edhe me ju shti në test krejtve dhe jurispodencën me jau heq”, ka thënë Kajtazi.

Halilaj nuk ka kursyer ironitë ndaj deklarimit të Kajtazit.

“Muaji i Ramazanit është mirë me u lut se ka gjasa me t’u pranu lutjet. Për me m’u hjek mu provimi jurispodencës mu ose cilitdo që e ka kry është një procedurë e pahijshme”, ka reaguar Halilaj.

Kajtazi ka thënë se deklarimi i tij ka qenë provokim, pre e së cilës sipas tij, ra avokati Halilaj.

“Dëshirore po them. A po e sheh qysh po fol Albin Kurti për prokuror, qashtu po tham edhe unë. Ti re në grackën tem. Albin Kurti po thotë që këta prokurorë duhet edhe me u ndërru”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.