Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenden eshtra në Obranqë të Podujevës, dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Gazeta10
05 March 2025 - 15:30

Sot gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.

“Sot, gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë. Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh përkushtimin e tij të vazhdueshëm në zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur dhe inkurajon qytetarët të vazhdojnë të ofrojnë informacione të vlefshme. Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Komisionin”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.