Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj: Edona Llaloshi befasi në VV, mund të japë kontribut në fushën e kulturës

Gazeta10
05 March 2025 - 22:44

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar listën fituese të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ejupi-Hajzeraj ka deklaruar se Faton Peci ka qenë befasi në Guxo, ngaqë siç theksoi ajo, nuk e ka pritur që ai të jetë i treti më i votuari.

“Për mu befasi në Guxo kanë qenë shumë kandidatë. Faton Peci ka qenë personi i tretë më i votum, nuk e kam prit”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

Tutje, ajo ka përmendur edhe Edona Llalloshin si befasi të zgjedhjeve të shkurtit.

“Befasia më e madhe kisha me thanë dhe kjo është për kompliment është që të gjitha gratë kanë marrë shumë vota. Një prej befasive ka qenë edhe Edona Llaloshi, por mendoj se edhe ajo munet me dhanë kontribut në kulturë”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.