
Analisti politik, Azdren Shala ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti ka tendencë për ta kthyer Kosovën në monarki.
Sipas Shalës, refuzimi i ftesës së organeve të drejtësisë shpërfaq prirjet monarkiste të Kurtit.
“Mendoj që Kurti ka tendencë me na rikthy në monarki për faktin se nuk i përgjigjet sistemit të drejtësisë”, ka thënë Shala.
Shala ka thënë se Kurti po sillet si monark.
“Për mu është pak e sikletshme me ardh me fol për zgjedhje për një proces demokratik kur kryeministri na sillet sikur me kanë monark”, ka thënë ai. /Gazeta10/