
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar mesazhin e vëllait të komandantit legjendar, Rifat Jasharit drejtuar ministrit të Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, të cilit i tha “a po e ngon kënd, a veç veten?”.
Matoshi ka thënë se Rifat Jashari ka të drejtë morale të japë këshilla, ngaqë siç tha ai, familja Jashari ka dhënë shumë për lirinë e vendit.
“Ky zotnia Rifat Jashari ka të drejtë morale me dhanë këshilla. Ai e ka qat rol. Mas shumti kanë dhanë ata për lirinë që e gëzojmë”, ka thënë Matoshi.
Por ndaj Xhelal Sveçlës, Matoshi nuk ka kursyer ironinë.
“I tha Xhelal milicit, a e ngon ti najkan, a veç veten. Po ka qejf me pa qashtu populli si milic ama ai është ministër. Me dorën e vet ka shky postera, a s’është policore kjo punë?”, ka thënë ai. /Gazeta10/