Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një person në Skenderaj, ekspozoi armën në rrjetet sociale

Gazeta10
10 March 2025 - 16:57

Një person është arrestuar në Skenderaj, i cili dyshohet se ka ekspozuar armën e zjarrit në rrjetet sociale.

Hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, të dyshuarin e kanë shoqëruar ne polici, ndërsa në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma si dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”/

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.