Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sokoli: Futbollistët që largohen nuk duhet të identifikohen si “tradhtarë”

Gazeta10
12 March 2025 - 22:45

Ish-trajneri, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se futbollistët kosovarë duke mos parë pespektivë në Kosovë po largohen në kombëtare të tjera.

Ai ka theksuar se futbollistët që largohen nuk duhet të identifikohen si “tradhtarë”.

“Një pjesë e futbollistëve të cilët e kanë pa gjendjen që nuk e kanë perspektivën këtu janë tërhequr. Kanë nivelin tjetër të organizimit”, ka thënë Sokoli.

Sokoli ka folur edhe për mangësitë në Kombëtaren e Kosovës.

“Kosova shkon në Greqi me lu me 14 futbollistë, ka mundësi me i marrë 25… Ky organizimi jonë ka pasë mundësi me e marrë edhe Bislimin edhe Zeqirin”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.