
Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se vizita e ish-presidentit, Hashim Thaçit në Kosovë ka qenë befasi për të.
Kjo pasi siç theksoi Qeriqi, Thaçit i ishin refuzuar disa herë kërkesat për vizitën e prindërve.
“Për ne ka qenë e befasishme që do të vijë z.Thaçi për arsye se e kemi pa që iu kanë rezervu disa kërkesa të mëhershme”, ka thënë Qeriqi.
Qeriqi ka deklaruar se Gjykata Speciale po bën trajtim çnjerëzor ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.
“As z.Thaçi e as të tjerët nuk janë trajtuar ashtu siç e meritojnë nga kjo gjykatë. Ka qenë trajtim çnjerëzor, johuman me iu refuzu kërkesa me i vizitu prindërit. I kemi pa veprimet skandaloze dhe kriminale të kësaj Prokurorie”, ka theksuar ai. /Gazeta10/