Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes edhe vajza tjetër që u lëndua në vetaksidentin në Ranillug

Gazeta10
14 March 2025 - 14:36

Edhe personi i dytë që pësoi lëndime nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut, ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Emergjencën e Gjilanit ishin transportuar dy pasagjeret të cilat kishin marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar per Sinjali drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

“Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.