
Mbrëmë ndërroi jetë Haxhi Thaçi, i ati i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Teksa Christopher Hyland, i njohur për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës e cilësoi ngjarje të trishtë, ai përmendi edhe vizitën që pati ish-presidenti tri ditë parë në QKUK.
Sipas tij, lejimi i asaj vizite tregoi humanizëm nga vet ana e gjykatës.
“Është një ngjarje shumë e trishtë, dhe mendoj se tregoi një ndjeshmëri të madhe dhe një sens të madh humanizmi fakti që gjykata e lejoi ish-presidentin të vizitojë babain e tij para se ai të vdiste. Dhe unë e shoh këtë si një hap, që mund të jetë një gjest për të thënë, “e dini, është koha. Koha kalon. Vdekja vjen për të gjithë ne. Ne duhet të krijojmë një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë këtu,” dhe nëse kjo bëhet me ish-presidentin apo jo, kjo është në duar të konsultimit. Kushtet e konsultimit duhet të përcaktojnë këtë”, deklaroi ai në Politiko.