Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kajtazi-Shalës: Gjykata Speciale është tendencioze, e ka shfrytëzu dokumentacionin serb

Gazeta10
18 March 2025 - 22:07

Një debat është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorit politik, Krenar Shalës dhe ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazit lidhur me Gjykatën Speciale.

Kajtazi është shprehur i bindur se Gjykata Speciale është tendencioze.

“Tendenca më e madhe është shfrytëzimi i dokumentacionit që e ka prodhu shërbimi sekret serb për këtë gjykatë. Shkrimtari më i madh serb thotë se nuk ka paqe në Ballkan pa u prish UDBA”, ka thënë Kajtazi.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala.

“Kjo koka lajm i mirë. Nëse UDBA paska çu dokumente, i bjen që krejt ato po u rrëzojkan”, ka thënë Shala.

“Ndërhyrjet e gjykatësve tek dëshmitarët janë shumë tendencioze”, ka thënë Kajtazi.

“Qysh po thu Amerika e këta që na kanë nimu mu çliru, e rindërtu d.m.th. janë kanë kundër UÇK-së e këta bash janë kanë me UÇK-në në luftë?”, ka thënë Shala.

“Është interpretim bukfal ky”, ka thënë Kajtazi.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.