Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erdhen nga disapora për pushime në vendin e tyre, çifti nga Prishtina befasohen nga fatura e ‘fryer’ e energjisë elektrike

Gazeta10
25 March 2025 - 10:13

Një çift kosovar që jeton në Gjermani, është befasuar kur ka ardhur në Kosovë këtë muaj.

Ata jetojnë në lagjen Mat të Prishtinës dhe fatura e rrymës për muajin shkurt u ka ardh 898 euro, periudhë kjo që thonë se nuk kanë qenë fare në Kosovë.

Në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, në lidhje direkte gazetarja Erolinda Suhogërlla është lajmëruar nga familja që pretendon se fatura e rrymës i është fryrë.
Në këtë lidhje ka folur zonja e kësaj shtëpie Gjumnie Ejupi ku ka treguar për rastin pasi kanë ardh për pushim të shkurtë në Kosovë.
Ajo thotë se fatura e rrymës për muajin mars i ka ardhur 183 euro, ku për këtë periudhë kanë qenë vetëm dy javë në Kosovë.
“Edhe një problem tjetër që në muajin shkurt kemi borxh deri 898 euro, e na në shkurt nuk kemi qenë këtu se na jetojmë në Gjermani”, është shprehur ajo.

Tutje ajo ka treguar se gjitha borxhet në momentin që vinë në Kosovë i paguajnë me kohë dhe nuk lejojnë grumbullimin e borxheve.

Çifti gjithashtu kanë bërë ankesë për këtë situatë në ZRrE dhe janë në pritje të përgjigjes. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.