Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk vërejta pika kontrolli të policisë”, Elezi i shqetësuar me situatën e sigurisë në Kaçanik

Gazeta10
02 April 2025 - 21:15

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi është shprehur i shqetësuar me situatën e sigurisë në komunën e Kaçanikut, pas vrasjes së rreshterit të policisë, Muhamed Lika, i cili u qëllua për vdekje para banesës së tij.

Ai ka thënë se nuk ka parë veprime konkrete nga ana e policisë.

“Unë nuk pash një veprim konkret të mjeteve policore, qoftë edhe përdorimi i dronëve, në tentativë për të kapur kryerësit e veprës”, ka thënë Elezi në “Politiko”.

“Emrin  e kam dhënë në nivel të spekulimeve që kam dëgjuar nga qytetarët. Jam i sigurt që të njëjtën e kanë dëgjuar edhe policia. Nuk kam njohuri, madje jam mundur që të sigurohem sot sidomos pas deklaratës që e kam bërë publike të di nëse  i njëjti është në shtëpinë e tij”, ka thënë ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.