
Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli tha se nuk kanë asnjë vijë të kuqe për ndonjë subjekt politik.
Kinolli tha se kanë kërkuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që si komunitet të trajtohen barabartë
“Është me rendësi që të japim kontributin tonë për formimin e institucioneve të Kosovës, sepse ia kemi borxh Kosovës”, ka thënë Kinolli. /Gazeta10