Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Duda Balje direkt nga “Politiko”: Unë kërkoj si kusht formimin e komunës!

Gazeta10
03 April 2025 - 22:16

Kryetarja e partisë Unioni Social Demokrat, Duda Balje, i është përgjigjur përfaqësuesit të koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, cili në “Politiko” tha se Balje e ka zbutur qëndrimin e saj për komunën e Reçanës. 

Në një lidhje dirkete në “Politiko”, Balje tha se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se kërkesa e saj për komunën e Reçanës është kusht.

“Unë nuk e kam zbutur kërkesën. Unë e kam kusht dhe kam fol edhe para zgjedhjeve edhe në kohën e fushatës dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse nuk fillon procesin për formimin e komunës dhe unë e kërkojë si kusht fillimin e procesit”, ka thënë Balje.

Tutje, Balje ka ironizuar duke thënë do ta propozojë për kryetar të kësaj komune Demirin, pasi siç tha ajo,  i ka humbur zgjedhjet. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.