
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj është shprehur e bindur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur marrëveshje me kreun e Nisma-s dhe partitë e minoriteteve, me të cilat pati takime javen e kaluar.
“Më së afërti e ka me Nismen dhe me minoritetet joserbe. Absolutisht“, është shprehur ajo në emisionin “Politiko”.
Ndërkaq, Ejupi-Hajzeraj për letrën e dërguar sot nga Kurti në LDK tha se mjaftonin reagimet nga deputetët e kësaj partie.