Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kryeziu për koalicionet: Nuk është vetëm çështja e numrave, duhet konsesus për Qeveri stabile!

Gazeta10
10 April 2025 - 20:55

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nevoja për konsensus e bënë me të vështirë arritjen e krijimi të një qeverie stabile sesa krijimi i numrave.

Kryeziu në “Politiko” potencoi se Kosova është në një pozicion ku duhet të ketë më shumë mendim dhe konsensus politik sesa garantim të numrave.

“Nuk është ideja të krijohen 61 numra sepse ajo nuk garanton stabilitet. Hendeku mes partive opozitare dhe partisë në pushtet, nuk është vetëm çështja e numrave apo e fyerjeve që kanë ndodhur në fushatë, por mendoj se është me shumë konceptual dhe politik drejt orientimit të vendit”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, Kryeziu ka thënë se rezultati zgjedhor ka dëshmuar se qytetarët kanë nevojë për të pasur një konsensus me të gjerë politik. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.