
Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se qeveria Kurti me komunitetet jo shumicë do të ishte e dobët.
Në “Politiko” Maliqi ka thënë se nëse nuk krijohet një qeveri stabile, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.
“Do të ishte një qeveri e dobët dhe nuk e di a ka kuptim për 6,7 muaj mandej prapë do të shkohej në zgjedhje”, ka thënë Maliqi.
Tutje, Maliqi ka thënë se një qeveri stabile do të ishte mes LVV-së dhe PDK-së. /Gazeta1o