
Artistë, politikanë dhe figura të njohura publike u bënë bashkë mbrëmjen e së hënës në hapjen e klinikës më të re estetike dhe të mbjelljes së flokëve, “Care & Hair Fix”.
Kjo klinikë vjen si zgjerim i “DentFix” dhe sjell për herë të parë në vend teknologjinë më të avancuar robotike për mbjelljen e flokëve, një risi absolute në rajon.
Themeluesi dhe doktori i klinikës, Fehim Haliti, theksoi se përveç mbjelljes së flokëve, do të ofrohen edhe shërbime estetike si botox, filler dhe trajtime të tjera moderne.
“Pas këtij suksesi qëndron një punë e palodhshme dhe shumë përkushtim,” tha Haliti, duke theksuar se “Care & Hair Fix” është vendi ku përsosmëria takon të bukurën.
