
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka sqaruar se pse kjo parti votoi kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, që do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve.
Në emisionin “Politiko”, Mustafa ka thënë se Kurti nuk mund të marrë pjesë në Kuvend si deputet dhe njëkohësisht si kryeministër në detyrë.
“Kurti ka dy opsione ose ta caktojë dikë tjetër si u.d i kryeministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë, nëse ky opsion nuk i pëlqen mund ta zgjedh opsionin e dytë, mund të mos jetë prezent në seancën e parë konstituive dhe mund ta mbajë detyrën deri në zgjedhjen e kryeministri të radhës”, ka thënë Mustafa. /Gazeta10