
Komentatori politik, Halil Matoshi ka hedhur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për, siç ka thënë ai, shkelje ligjore.
Matoshi ka thënë se për katër vjet janë evidentuar 17 shkelje kushtetuese.
“Nëse në një shtet demokratik kërkojmë shkelje të ligjit nga studiot televizive dhe të Kushtetutës, rendi kushtetues dhe ligjor në atë vend po cenohet, po këta e kanë ideologun në krye të shtetit që pesë pare nuk i jep për shkelje ligjore, sepse vetë është shkelësi më i madh”, ka thënë Matoshi në emisionin “Politiko”. /Gazeta10.