Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vrasja e shqiptares në Itali, dorasi: E godita dy herë me thikë, vdiq menjëherë

Gazeta10
17 April 2025 - 20:27

Mark Antony Samson, 23-vjeçari nga Filipinet, ka dhënë një dëshmi tronditëse para prokurores lidhur me vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që ndodhi në dhomën e tij ndërsa prindërit ndodheshin në shtëpi.

Mediat italiane raportojnë se Samson ka përshkruar në mënyrë të detajuar aktin e rëndë që çoi në humbjen e jetës së Ilarisë. Ai e ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se, pas një akti dhune, e goditi dy herë me thikë nga pas, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Ajo nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë”, është shprehur ai, duke treguar se u gjend në dhomën e tij me trupin e pajetë të vajzës të shtrirë në tokë.

Pas aktit tragjik, ai tentoi të fshihte krimin duke futur trupin e saj në dy thasë kuzhine, të cilët më pas i vendosi në një valixhe të madhe. Gjatë gjithë kohës, Samson ka kontrolluar nëse ajo ishte ende gjallë, por konfirmoi se ishte e pajetë.

“Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes”, tha ai në rrëfimin e tij.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Samson kishte dërguar mesazhe shoqes së ngushtë të Ilarias, duke u përpjekur të paraqitej si vetë ajo, me qëllim të mashtronte rreth vendndodhjes dhe gjendjes së saj. Në këto mesazhe ai shkruante se Ilaria kishte kaluar natën me një djalë, duke tentuar të fshehë gjurmët e krimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.