Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“E paprecedentë” / Haxhiu: Sot opozita e dëshmoi se kush po e bllokon konstituimin e Kuvendit

Gazeta10
17 April 2025 - 20:45

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu e ka quajtur të paprecedent veprimin e opozitës për mos votimin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Haxhiu në “Politiko” ka thënë se ngjarjet e ditëve të fundit kanë dëshmuar se kush e ka për qellim bllokimin e krijimit të institucioneve të vendit.

“Ndodhi diçka e paprecedent, diçka që nuk ka ndodhur më herët, ku deputetët e opozitës u bën bashkë, pra PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe dhe votuan kundër raportit për verifikimin e mandateve”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ajo ka thënë se sipas Kushtetutës mandati i deputetit fillon pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pastaj duhet të betohen për të filluar edhe funksionin. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.